Dobërqani akuzon Lutfi Hazirin për shpërbërjen e Këshillit të fshatit dhe mos investime
Gjilan – Këshillat fshatrave është projekt i USAID-it në bashkëpunim me komunën së bashku për një punë të përbashkët, dhe projekt që i jep përparësi banorëve të fshatrave dhe lagjeve që të vendosin për investime me përparësi për interesa të përbashkëta kolektive. Mirëpo kjo nuk është e nevojshme sipas kryetarit të komunës zotit Lutfi Haziri që ka quar deri në shpërbërjen e këshillit të fshatit Doberqan dhe mos përkrahja e këtij këshilli thotë Sadat Salihu kryetar i pikës në Miresh nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje pika në Dobërqan është thellësisht e indinjuar me prishjen e këshillit të fshatit që deri më tani kanë kryer punët e tyre qysh është më së miri thotë Sadat Salihu, mirëpo pasi që nuk kanë gjetur përkrahje nga kryetari i komunës Lutfi Haziri me stafin e tij administrativ, ky këshill ka funksionuar në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe ky këshill kishte një kryetar jo politik që kishe respektin e të gjithë banorëve të fshati dhe i cili e përfaqësonte fshatin në mënyrën ma të mirë të mundshme.
Sadat Salihu kryetar i pikës në Miresh thotë për rajonipress se arsye e prishjes së këtij këshilli dhe largimin e kryetarit Melush Guda është injorimi i kryetarit të komunës si dhe të gjitha premtimet ndaj investimeve të fshatit kanë munguar edhe pse është premtuar shumë.
“Pasi që është premtuar në investime në këtë fshat në disa asfaltime të rrugëve, por sipas projekteve LVV nuk e përkrahim assesi asfaltimin e rrugëve private, por duhet të jepen përparësi rrugët me interesin e përgjithshëm dhe që kanë nevojë urgjente psh. rruga e vjetër si dhe rruga e Moravës” tha Salihu.
Ndryshe fshati Doberqan njihet si fshat më i bukur i Anamoraves dhe më gjer për pastërtinë si dhe është fshat i cili është tatim pagues shumë i mirë i Komunës andaj komuna duhet ta marr parasysh ketë kërkesë të LVV për investime në ketë fshat./rajonipress/


