Fundamenti

Dobërçani, mbetet fshati kampion i pastërtisë në Kosovë, mbështet fuqishëm fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, banorët e Dobërçanit kanë realizuar aksione për pastrimin dhe gjelbërimin e fshatit.

Edhe pse fshati Dobërçan e mbanë të pastër ambientin çdo ditë, ata janë bërë pjesë e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” duke treguar edhe njëherë se janë njerëz të aksioneve dhe kur është në pyetje ambienti dhe mirëmbajtja e hapësirave publike, ata mbesin të parët dhe kampion të Kosovës.

Dobërçani që është fshati i përzier etnikisht nuk do të mund ta mirëmbante pastërtinë pa kontributin e jashtëzakonshëm dhe iniciatorët kryesor shoqatën 17 Shkurti.

UBT

Shoqata “17 Shkurti” kujdeset jo vetëm për pagesën për mirëmbajtësit e fshatit, por merret edhe me të gjitha organizimet që lidhen rreth fshatit.

Edhe në aksionin e fundit banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë në të gjitha aksionet e pastrimit të hapësirave publike, duke treguar kështu se ata vërtet janë fshati më i pastër në Kosovë./rajonipress/