UBT

Do t`i mbikëqyrin bankat

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Liderët evropianë janë pajtuar që, prej vitit të ardhshëm, Banka Qendrore Europiane (ECB) të fillojë me mbikëqyrjen e 6,000 bankave të Eurozonës. Marrëveshja për një mbikëqyrje të përbashkët është arritur pas përputhjes paraprake të qëndrimeve të kundërta të Berlinit dhe Parisit.

Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm për një integrim më të thellë të Eurozonës. Vendimi shihet edhe si një mënyrë për shkatërrimin e mundësisë së bartjes së krizës nga sektori bankar në atë të buxheteve shtetërore të vendeve anëtare të Unionit.

Që nga shpërthimi i krizës së borxheve – para tre viteve – e deri më sot, liderët e BE në Bruksel janë takuar 22 herë. Edhe pse kësaj radhe samiti i tyre kaloi pas parashenjat “historik”, “i jashtëzakonshëm”, apo “i krizës”, shefat e shteteve dhe qeverive evropiane edhe këtu në fokus kishin çështjen e forcimit të unionit ekonomik e monetar. Një nga hapat e rëndësishëm në këtë drejtim gjithsesi që është edhe krijimi i një unioni bankar evropian. Të enjten mbrëma u realizua hapi i parë, marrëveshja për themelimin e të ashtuquajturës “mbikëqyrje të bankave”.

“Këshilli i Europës ka bërë thirrje për një marrëveshje të shpejtë për ligjin kornizë, e cila do të duhej të arrihej deri më 1 janar 2013. Kur ajo të arrihet, një mekanizëm unik i mbikëqyrjes do të duhej të bohet operativ gjatë vitit 2013”, sqaroi kryetari i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy.

Mbikëqyrja e 6,000 bankave të Eurozonës do t’i besohet Bankës Qendrore Europiane, e cila do ta ketë të ndarë qartë rolin e saj monetar nga ai i mbikëqyrjes. Kjo do të mundësojë dhënien direkte të ndihmave për rikapitaizim bankave kombëtare që preken nga kriza, pa ndërhyrë brenda borxheve kombëtare të shteteve në fjalë. Shumëkush këtë lëvizje e sheh si një hap në drejtim të “ndërprerjes së trendit negativ”, i cili ekzistonte ndërmjet krizave të borxheve në sektorin bankar dhe të ekonomive të shteteve të prekura nga kriza.

Dallimet mes Francës e Gjermanisë

Marrëveshja u arit pas përputhjes së qëndrimeve të Gjermanisë dhe Francës, liderët e të cilave vende, Angela Merkel dhe Francois Hollande, para fillimit të samitit në Bruksel mbajtën një takim të përbashkët.

RCCOLA

Franca angazhohej për atë që mbikëqyrja të themelohej deri në fund të vitit, në mënyrë që bankat të kishin qasje sa më të shpejtë në fondet evropiane, përderisa Gjermania e pakënaqur me këto huamarrje, ishte për një proces më të gjatë të vendimmarrjes, duke theksuar se më i rëndësishëm është kualiteti sesa shpejtësia e themelimit të instrumentit të mbikëqyrjes bankare.

Por, ky nuk ishte dallimi i vetëm, sepse Gjermania anazhohej për emërtimin e një komisari special evropian për kontrollin e buxheteve kombëtare, përderisa Franca nuk dëshironte të hiqte dorë nga kontrolli i financave (njësoj sikurse edhe disa shtete të tjera anëtare të BE).

Shpresë për Greqinë

Gjatë samitit të liderëve evropianë u dëgjuan edhe thirrjet për një forcim të rritjes ekonomike, për mbështetjen e ndërmarrjeve, dhe për një treg unik evropian, në mënyrë që Europa të mos mbetet prapa partnerëve të saj në skenën ekonomike ndërkombëtare.

Fjalë inkurajimi gjatë samiti iu drejtuan edhe Greqisë. Pas raportit të kryeministrit grek, Andonis Samaras, lidhur me situatën në vendin e tij, dhe për realizimin e masave të kursimit, 27 shtete anëtare të BE përshëndetën vendosmërinë e qeverisë greke, si dhe përpjekjet e popullit grek.

“Njëkohësisht, presim nga Greqia që të vazhdojë me reformat e saj buxhetore, me reformat e politikës strukturore, dhe me implementimin e tyre të plotë. Kjo gjë është e domosdoshme për forcimin e sektorit privat dhe për rritjen e investimeve, si dhe për krijimin e një sektori më efikas shtetëror. Kjo gjë do t’i mundësojë Greqisë që të niset drejt një zhvillimi të ri ekonomik, i cili do të siguronte ardhmërinë e saj në Eurozonë”, nënvizoi kryetari i Këshillit të BE.