FIDANISHTJA

Do të shkoj në Banjë të Sjarinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëpër fshatra të Kamenicës – Mora rrugë drejt Jabllanicës !…
Do të shkoj në Banjë t’ Sjarinës – T’ ia dridh telat e violinës !

Do të shkoj me këngë n’ Sjarinë –
Që t’ ia këndoj bukurinë ,
Mikpritjen dhe bujarinë ,
Ta kujtoj me mall rininë !…
T’ ia këndoj tërë hijeshinë ,
Gjelbërimin dhe madhështinë !

T’ ia shoh gurrat e burimit ,
T’ ia shoh banjat e shërimit !
T’ ia shoh vrushkujt e Gejzerit ,
Ta shoh bustin e Zenelit !
T’ a shoh djepin e trimërisë ,
T’ kujtoj faqet e historisë !…
Atje poshtë ku është Sjarina –

ARKATANA

T’ shkoj t’i shoh do kushërina !
Motra e vëllezër dua me i pa ,
Se kufijtë ne na kanë nda !
T’ ia shoh bukuritë përrallore ,
T’ shkoj t’ ia shoh shkollat fillore ,
T’ ia shoh nxënës e arsimtarë –
Padrejtësisht që jemi ndarë !
Kalojnë shekujt mot pas moti –

N’ fund të ndarjes pikon loti !
Pikojnë lotët dhe pikëllimet –
N’ zemrat tona rrojnë kujtimet !
N’ fund të këngës vjen urimi –
Moj Sjarinë , të rroftë burimi ,
T’ rroftë Gejzeri dhe gjelbërimi ,
Rrezja e dritës she shkëlqimi !

Gjilan, më 24.08.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.