Fundamenti

Do të rritet përkrahja për kultivuesit e grurit‏

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Ashtu sikurse viteve të kaluara edhe sivjet kryeministri Hashim Thaçi, së bashku me ministrin Stavileci, kanë përcjellur për së afërmi mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve në vend. Tashmë kultivuesit e grurit në mbarë vendin kanë korrur rreth 30 për qind të sipërfaqeve të mbjella.

Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës në parcelën e mbjellë me grurë të fermerit Mark Baftiaj në fshatin Sallagrazhdë të Therandës, kultivuesve të grurit iu ka premtuar dyfishim të subvencioneve për këtë kulturë bujqësore. “Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me përkrahjen e saj financiare për fermerët, ku me Misionin e Ri, prej vitit të ardhshëm ne do t’i dyfishojmë subvencionet për të gjithë bujqit. Përmes këtyre subvencionimeve të fuqishme do të kemi një bujqësi edhe më të zhvilluar dhe një mirëqenie sociale për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se tashmë janë në fillim të fushatës së korrje-shirjeve dhe deri më tash sipas tij është korrur rreth 30 për qind e sipërfaqes së mbjellë më grurë. “Edhe ky vit, pavarësisht kushteve klimatike, do të jetë një vit i mbarë për sa i përket prodhimtarisë së grurit, e cila është një prodhimtari strategjike. Përmes mbështetjes që kemi dhënë nëpër vite për këtë sektor, kemi ndikuar në rritjen e sipërfaqeve të mbjella, në përmirësimin e kushteve të punës dhe si rrjedhojë edhe në arritjen e rendimenteve më të mira”, tha ministri Stavileci.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, fermeri Mark Baftiaj, tha se mbështetja të cilën e ka marrë nga Ministria e Bujqësisë, ka lehtësuar shumë veprimtaritë e tij bujqësore. “Nga Ministria e Bujqësisë, gjatë dy viteve të fundit, përpos subvencioneve që kam marrë, jam përkrahur edhe me grante investive për sektorin e qumështit dhe për mekanizëm bujqësor”, ka thënë ai.

Ndryshe, bazuar në raportet e realizimit të mbjelljeve vjeshtore të Drejtorive Komunale të Bujqësisë, në 31 komuna të cilat na i kanë dërguar të dhënat, sipërfaqja e mbjellë më grurë është 85,818 hektarë. Ndërkaq, kultivues të grurit që i kanë plotësuar kushtet për të përfituar subvencione nga 125 euro për çdo hektarë të mbjellë janë rreth 10200 në vlerë prej 5.3 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.