Uji Dea

Do të refuzohen 75 mijë kërkesa të azilantëve nga Ballkani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pritet që Gjermania të refuzojë këtë vit 75 mijë kërkesa azili të emigrantëve nga Evropa Juglindore, ndërsa në të njëjtën kohë do të përshpejtojë procedurat për dhënien e azilit, si dhe procedurat e dëbimit të njerëzve që vijnë nga vendet që konsiderohen të sigurta, kështu që mund të përqendrohet me refugjatë nga Siria dhe Iraku.

“Der Spiegel” raporton se Gjermania deri tani këtë vit ka deportuar më shumë se 10 mijë shtetas të huaj, por shumica e tyre janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia, përcjell albinfo.ch.

Gjermania pret në vitin 2015 një fluks prej 800 mijë refugjatësh dhe emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët janë katër herë më shumë në krahasim me vitin 2014. Pritet që numri i njerëzve të cilët do të kërkojnë strehim në Gjermani deri në fund të vitit të kalojë shifrëm një milion njerëz.

FIDANISHTJA

Me ligjet dhe rregulloret relativisht liberale për dhënien e azilit, Gjermania është ndër vendet e Bashkimit Evropian me numrin më të lartë të personave të pranuar që ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme, si dhe emigrantë ekonomikë që vijnë nga Evropa Juglindore.

Kreu i Agjencisë Federale për Migrim, Manfred Schmidt, tha për Der Spiegel se autoritetet do të vendosin deri në fund të vitit 2015 për më shumë se 75 mijë kërkesa azili nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo është pothuajse e sigurt që të gjithë ata do të refuzohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.