HW

Do të punësojmë edhe më shumë shqiptarë në institucionet shtetërore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministresha e vetqeverisjes lokale në qeverinë e Serbisë Ana Brnabiq ka lavdëruar komunën e Preshevës dhe Bujanocit për mënyrën se si ata sillen kundrejt emigrantëve që vijnë nga lindja e afërt.

Brnabiq ka thënë për medie, transmeton presheva.com se ka biseduar me kryetarin e komunës së Preshevës dhe të Bujanocit, Shqiprim Arifin dhe Shaip Kamberin për punën në qeverisjen lokale.

Ajo ka konstatuar se siç ka thënë problemet në qeverisjet lokale në Serbi janë të ngjajshme, si në Preshevë dhe në Bujanoc ka mungesë të parave në buxhet.

Fundamenti

“Eshtë bë një hap përpara në punësimin e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, dhe do të punojmë që të ketë edhe më shumë. Për tesktet shkollore (në gjuhën shqipe) kryeministri ka arritur marrëveshje, ndërsa e jona është që ta implementojmë. Për Këshillin Nacional Shqiptar do të gjejmë zgjidhje që ti rritet buxheti, pa marrë parasysh bojkotin në regjistrimin e popullsisë si dhe të rritet numri i këshilltarëve” ka thënë Brnabiq, transmeton presheva.com.

“Për një efikasitet sa më të mirë të shërbimeve tona, e paevitueshme është edhe nevoja e përmirësimit të infrastrukturës përbrenda administratës komunale,ku sot jemi dakorduar që të punojmë në projekte të përbashkëta për vitin kalendarik 2017 në arritjen e këtyre qëllimeve.

Ministrja Brnabiq, u shpreh tejet e kënaqur me efikasitetin e komunës sonë në konvertimin e librave të ofiqarisë në ato elektronike ku shtoi se Komuna e Preshevës është nga të rrallat në Sërbi që gati kanë përfunduar këtë proces.” ka thënë kryetri i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.