Do të kërkojmë heqjen e barrikadës

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme në Bruksel do të kërkohet heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, si dhe heqja e barrikadave tjera të vendosura nga serbët në pjesën veriore të vendit.
Po ashtu, sipas saj, në këtë takim ku do të marrin pjesë edhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, do të bisedohet edhe për formimin e Gjykatës Themelore në veri të vendit, kodin telefonik, etj.
Tahiri këto komente i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për pengesat që i kanë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë në lëvizjen e lirë, për shkak të policave të shtrenjta kufitare.