Do ta ndjekë politikën e Ibrahim Rugovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

E bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Teuta, thotë se rrugën e vetme në politikë që do ta ndjekë është ajo e babait të saj.

Teuta Rugova, e bija e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, thotë se në politikë do ta ndjekë vetëm rrugën që e ka ndjekur babai i saj i ndjerë, për të cilën, siç thotë ajo, do të binden të gjithë qytetarët e vendit.

RCCOLA

Deputetja më e re e Parlamentit të Kosovës thotë se është ndjenjë e papërshkrueshme kur takon shumë qytetarë, të cilët ende ruajnë kujtime të mira për babanë e saj, presidentin Ibrahim Rugova.

“Është ndjenjë e veçantë kur e shoh respektin që ka populli i Kosovës për babanë tim. Këtë gjë e kam vërejtur gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit qendrore në vend”, thotë deputetja Rugova gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.