FIDANISHTJA

DKA në Viti u ndau dhurata nxënësve me aftësi të veçanta

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e personave me aftësi të veçanta, Drejtoria e Arsimit në Viti, ka vizituar paralelen e shkollës “Bafti Haxhiu” ku mësimet i ndjekin 11 nxënës të kësaj kategorie, të cilëve edhe iu ndanë dhurata.

Drejtori i Arsimit Qahil Sinani u shpreh se vazhdimisht janë të angazhuar që mësimi të zhvillohet sa më mirë në këtë paralele e cila plotëson të gjitha parakushtet për zhvillim të procesit edukativ arsimor me këta nxënës.

Eco Higjiena

Në shenjë falënderimi për përfaqësuesit e drejtorisë së arsimit, nxënësit recituan disa poezi, ndërkohë që më pas do të organizohet edhe një vizitë e këtyre nxënësve në bibliotekën për fëmijë të qytetit në Shtëpinë e Kulturës në Viti.

Dita ndërkombëtare për personat me aftësi të veçanta do të shënohet edhe me një takim të organizuar nga Shoqata që merret me këtë kategori OPFAKOS në bashkëpunim edhe me Hendikos-in në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.