FIDANISHTJA

DKA bashkë me Shkollat e Mesme të Gjilanit, nuk guxojnë të vendosin në përzgjedhjen e opera-torëve ekonomik, ofertues për ekskursionin e nxënësve në Shqipëri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Shefik Surdulli – Të hënën që shkoi, shkollat kanë hapur ofertat e Agjencive për tenderët e shpallur nga shkollat e mesme të Gjilanit; Gjimnazi “Z.Handini”, gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, SH.M.E “Marin Barleti”, Sh.M.Mjeksi “Asllan Elezi”, SH.M.T “Memet Isai”, SH.M. Arteve Pamore “Adem Kastrati”, SH.M. Muzikës, si dhe ajo e Bujqësisë ” Arbëria”.

Prej atëherë, shkollat akoma nuk i kanë shpallur përfituesit, për shkak të përzierjes së autoritetit të Komunës, ngase kryetari Haziri ka të preferuarit e tij, brenda ofertuesve, siç kishte vepruar edhe vitin e kaluar, duke u dhënë tenderin vetëm dy operatorëve, njerëz të tij familjar përkatësisht “tagërdhënës”.

Kështu kanë shfaqur dyshimet e tyre ofertuesit serioz e të përgjegjshëm, që kanë konkurruar në këto tender, duke iu referuar përvojës së vitit të kaluar, vonesave dhe jotransparencën që po ndodhë më shpalljen e përfituesve të këtyre tenderëve, edhe këtë vit.

FIDANISHTJA

Për hirë të korrektësisë dhe transparencës sonë, po ia paraqesim publikut edhe Agjencitë konkurruese:
A.T. “PËRPARIMI”, Gjilan; A.T. “SHKËNDIJA TRAVEL”, Gjilan; AT. “VIKTORIA”, Gjilan; AT. “ALBA TOURS”, Gjilan; AT. “OCEANIA”, AT. “MOREA”. Nga këta ofertues, ka edhe të tillë që dyshohet se nuk janë të akredituara dhe as pa seli madje.
Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 2/2016, neni 11. Pika 2.12.3, hapjen e ofertave dhe përz-gjedhjen e operatorit për ekskurzion të nxënësve, në këtë rast, e bënë komisioni prej 3 anëtarësh, ku bëjnë pjesë: një përfaqësues i autorizuar nga DKA, kryetari (ose një përfaqësues tjetër) i Këshillit Drejtues të Shkollës dhe drejtori i shkollës.
Prandaj, duke e parë ktë vonesë të përcjellë me jotrasparencë nga autoriteti vendimmarrës, edhe kësaj herë ka indikacione të ndikimeve nga autoriteti më i lartë i komunës – kryetari Lutfi Haziri, duke i privuar në këtë rast autoritetet shkollore për të vendosur sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në komunikimin tim zyrtar (përmes celularit) me drejtorin e DKA z. Nazim Gagica, lidhur me këtë çështje, ai ka deklaruar se shpallja e përfituesve, do të bëhet javën e ardhshme, nga e hëna (më 17 shta-tor 2018). Ndërkaq, dihet se, sipas tenderit, disa shkolla duhet të fillojnë ekskursionin po nga kjo ditë, më data 17 shtator.
Megjithatë, marifetin e kësaj pune do ta shohim deri atëherë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.