Eko Higjiena

Djathi i dhisë/ Zbuloni arsyet pse është zgjidhja më e mirë për fryrjen dhe tretjen

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Është me më pak yndyrë dhe tretet më lehtë se sa djathi i lopës, madje nuk irriton sistemin tretës.

Djathi i dhisë sipas të dhënave të AgroWeb.org është i pasur në vlera ushqyese të cilat forcojnë metabolizmin.

Djathi i duhur për sistemin tretës
Vitet e fundit djathi i dhisë është vlerësuar nga dietologët pikërisht për faktin që përmban më pak yndyrë në krahasim me llojet e tjera. Gjithashtu djathi i dhisë pranohet dhe tolerohet nga organizmi dhe i personave që janë alergjikë ndaj laktozës.

UBT

Djathi i dhisë ka më shumë vlera ushqyese dhe të mban të ngopur më gjatë.
Në krahasim me qumështin e pasterizuar, qumështi i dhisë përmban dyfishin e sasisë së hekurit. Ndërsa nëse krahason kalciumin dhe mineralet, qumështi i dhisë sigurisht që i kalon parametrat. Nëse keni probleme me tretjen, qumështi i dhisë është më i lehtë për sistemin tretës. Proteinat dhe yndyrnat që gjenden tek qumështi i dhisë kanë një strukturë molekulare më të thjeshtë për ta shpërbërë nga stomaku. Si përfundim, 100 gramë djathë dhie ka vetëm 250 kalori, që e bën këtë produkt zgjidhjen perfekte nëse ruani sasinë e ushqimit që konsumoni.

Një minierë e vërtetë bakteresh të mira
Djathi i dhisë kur është i freskët, prodhohet nga mpiksja e qumështit natyral, pa shtesë të mullëzës. Gjatë këtij procesi, laktoza kthehet në acid laktik përmes fermentimit, duke i dhënë produktit një strukturë që shpërbëhet lehtë nga organizmi. Shmangia e pasterizimit, bën të mundur që paketa me vitamina që gjendet tek qumështi të ruhet dhe kur prodhohet djathi. Bakteret e mira që gjenden tek qumështi i dhisë, ndihmojnë në funksionimin e sistemit tretës. Në markete gjendet dhe djathë dhie i prodhuar me qumësht të pasterizuar apo dhe me shtesë mullëzës. Në këto raste përqindja e vitaminave dhe proteinave është më e ulët në krahasim me produktet e djathit të prodhuar nga qumështi natyral.

Burimi është i rëndësishëm
AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes kur blini djathin, pasi duhet të siguroheni që ai është prodhuar me qumësht dhie dhe jo duke e përzierë me lloje të tjera. Diçka e tillë vlen për të gjithë llojet e djathit. Nëse kërkoni që djathi të jetë i pasur me vlerat natyrale të qumështit nga është prodhuar, duhet të jetë i papërzierë. Në shumë raste të djathit të përgatitur nga shumë lloje qumështi, përbërësit eliminojnë vlerat e njëri tjetrit. Për më tepër për personat që janë intolerant ndaj laktozës, një përzierje e tillë është e rrezikshme për shëndetin e tyre. Prandaj këshillohet që të shmangen./AgroWeb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.