UBT

Djaloshi shqiptar nga Austria ngriti në këmbë jurinë e “The Voice Kids”

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Anëtarja e jurisë Stefanie Kloß ishte magjepsur nga performanca e Sefidinit: “Ju ishit aq të qetë sa që nuk dëshiroja të shtypja butonin, sepse nuk doja t’ju shqetësoja”, tha ajo

Sefidin Xhemaj është djaloshi 15 vjeçar që mbrëmë u prezantua në garën e talenteve “The Voice Kids” në SAT1 të Gjermanisë.

Me versionin e tij të këndshëm të këngës “Everthing I Wanted” nga Billie Eilish, talenti shqiptar hapi rrugën e tij drejt garës dhe fitoi zemrat e anëtarëve të jurisë.

Përveç këngës, Sefidini ka edhe tre pasione tjera: Futbollin, beatboxin dhe stilin e veshjes. 15 vjeçari i kushton shumë rëndësi pamjes fizike, veçanërisht frizures, shkruan SAT1, përcjell albinfo.at.

Si djalë i një floktares, Sefidini e kalon shumë kohën në sallonin e nënës së tij, në Lanzenkirchen, në Wiener Neustadt. Aty ai u befasua nga prezantuesi, Thore Schölermann. Kur Sefidini mori telefonin, vërejti se nuk po flet me ndonjë klient, por ishte Thore i cili e ftoi që të jetë pjesë e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids”.

Me zërin e tij, Sefidini magjepsi jurinë

Para performancës, Dini siç e thërrasin shoqëria, ishte i qetë dhe gjithë këngën e këndoi me sy mbyllur. Ai e pranoi: “Unë e di se lotët do të më rrjedhin sapo që dikush të kthehet me karrige”. Kur hapi sytë, ai vërejti se katër karriget e jurisë ishin kthyer para tij. Kjo e lumturoi atë shumë. Të emocionuar në prapa skenë ishin edhe prindërit e Sefidinit.

UBT

Anëtarja e jurisë Stefanie Kloß ishte magjepsur nga performanca e Sefidinit: “Ju ishit aq të qetë sa që nuk dëshiroja të shtypja butonin, sepse nuk doja t’ju shqetësoja”, tha ajo.

Po ashtu edhe anëtari tjetër i jurisë, Michi nga Fanta 2 ishte gjithashtu i impresionuar nga Dini: “Kjo është me të vërtetë mahnitëse për moshën tënde. Ti, jo vetëm që e këndove këngën, por përcolle emocion. Ti e zotërove skenën. Kjo ishte shumë, shumë larg asaj që pritet nga ti”, shkruan faqja e SAT1, transmeton albinfo.at

Të gjithë trajnerët e donin Sefidinin në ekipin e tyre. Por cilën skuadër zgjodhi Sefidini?

Pas një interpretimi rep nga Fanta 2 me shoqërimin e beatbox nga Sefidini, Stefanie Kloß tha: “Gjithçka që dëshiroja është që ti të jesh në ekipin tim”. Dhe dëshira e saj u plotësua.

Sefidini vendosi t’i bashkohet ekipit të Stefanie Kloß.

https://www.albinfo.ch/djaloshi-shqiptar-nga-austria-ngrit-ne-kembe-jurine-the-voice-kids/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.