Djali i Michael Jackson është bërë gazetar

Djali i mbretit të pop muzikës, Michael Jackson, Princ Michale është bërë gazetar televiziv. Në kuadër të emisionit “Entertainment Tonight” ai ka intervistuar disa personalitete të famshme e shpreson në një karrierë të suksesshme në industrinë e argëtimit.
“Shpresoj që një ditë të bëhem producent, regjisor, skenarist e artist”, ka deklaruar 16-vjeçari. Djali i Michael Jackson, ka folur me James Frankun për filmin e ri “Oz the Great and Powerful”, e ka dëshirë ta intervistojë Piter Jacksonin, veprat e të cilit ka pasur qejf t’i shihte me babanë.
Princ Michale, kishte vetëm 12 vjet, kur Michael Jackson vdiq, dhe që atëherë ka jetuar me gjyshën e tij. /Zëri/