United Hospital

Dizajnohet FAK-u – njëjtë si të gjitha ushtritë e NATO-s

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sovraniteti, integriteti territorial dhe siguria e qytetarëve do t’i besohet asaj që do të quhet Forcë e Armatosur e Kosovës.Një grumbull ligjesh do të pësojnë ndryshime thelbësore për t’ia dhënë formën përfundimtare Ushtrisë Kosovare, raporton KTV.

6 vjet pas themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ajo do të ndërrojë mision dhe do të jetë e njëjtë siç janë ushtritë e NATO-s.

Kohavisioni ka siguruar projektligjin për ndryshimin e ligjeve, që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës, e që janë plot 39. Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të pësojë ndryshime të mëdha dhe do të shndërrohet në Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Hidromorava

Neni 10 i këtij ligji, pika 1 thotë se: “Forcat e Armatosura të Kosovës janë forca kombëtare, ushtarake të Republikës së Kosovës dhe mund të dërgojnë pjesëtarët e saj jashtë vendit, në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare”, transmeton koha.net.

Se çfarë detyrash do të ketë FAK-u, në detaje e përcakton pika 3 e këtij neni: “Mbështetje ushtarake për autoritetet civile, mbështetje dhe ndihmë komunitetit si dhe të marrë pjesë në operacionet mbështetëse për reagim ndaj krizave dhe mbështetje të paqes”.

Forcat do të jenë të pajisura me armatim të karakterit mbrojtës, në pajtim me nevojat e vet FAK-ut. Ndërkaq, Ministria e FSK-së do të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe do të mbetet ministri e integruar, në të cilën do të bëjnë pjesë stafi politik, ushtarak dhe ai civil.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.