Diva me projekte të reja

Tash e sa kohë nuk ka ardhur në publik me ndonjë këngë të re, por s’duket tani ajo është duke punuar që publikut t’i sjellë një këngë me videoklip ashtu siç di vetëm ajo. Është kjo këngëtarja Adelina Ismajli e cila ka ardhur në vendlindje për të realizuar videoklipin e projektit të saj më të ri.
Ka kohë që nuk po jeton në Kosovë, por ajo edhe më tej mbetet njëra ndër emrat më të dashur të skenës mbarë shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Ismajli apo diva e estradës sonë siç e quajnë të gjithë.
Ndonëse tani është koha kur të gjithë këngëtarët punojnë në projekte të reja para sezonit veror duket që edhe Adelina i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Sipas burimeve të gazetës Tribuna, Adelina ka ardhur në Kosovë, ndërsa është duke punuar në videoklipin e këngës së re.
Ismajli është parë nëpër Prishtinë me një ekip të madh duke kërkuar lokacione për realizimin e projektit të saj të fundit i cili me gjasë shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.