Diva Adelina Ismaili xhiron klip në New York
Pop diva e muzikës shqipe së shpejti pritet të sjell befasi për fansat e saj.Këngëtarja e mirënjohur shqiptare e cilësuar si diva e muzikës pop dhe fenomeni që nuk përsëritet deri më tani, tash e disa dekada po punon fuqishëm dhe është e pazëvendësueshme.
Pas një pauze kohore, ajo pritet të rikthehet me një projekt të ri të cilin sipas burimeve të Express është duke e xhiruar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuk kemi mësuar akoma se kënga në cfarë gjuhe do të jetë, por duke e ditur karakterin e Adelinës, ky projekt sigurisht që do të ketë elemente shqiptare.
Gjithashtu krahas qëndrimit atje, Adelina ka realizuar edhe një fotosesion tek fotografi i njohur Fadil Berisha, me të cilin këngëtarja ka pasur gjithmonë bashkëpunim të mirëfilltë.


