Diuretikët më të mirë natyralë

Nëse keni probleme me mbajtjen e lëngjeve në trup dhe pa marrë parasysh se çfarë bëni ndiheni të ënjtur, duhet të përfitoni dhe të konsumoni lëngjet natyrale diuretike.Në vijim ju paraqesim ushqimet më të mira që kanë efektin e një diuretiku natyral.
DOMATET
Domatet përmbajnë 90 për qind ujë dhe janë të pasura me disa lloje të antioksiduesve (vitamina C, selen, betakarotinë dhe likopen). Domatet parandalojnë dëmtimin e radikalëve të lirë, që mund të dëmtojnë muret e enëve të gjakut, duke shkaktuar inflamacion.
TRANGUJT
Përmbajnë shumë ujë, janë diuretik i hatashëm natyral. Po ashtu ofrojnë sulfur dhe silikon, dy komponentë që ndihmojnë veshkat në eliminimin e acidit urik. Kjo ndihmon trupin në reduktimin e lëngjeve. Trangujt janë burim edhe për kalium, që parandalon të çarat në ekstremitete.
LËNGU I BORONICAVE
Është mirë ta shtrydhni lëngun nga boronicat, por edhe mund ta blini të gatshëm. Ka aftësi në trajtimin e infeksioneve në traktin urinar dhe është diuretik që nuk e dëmton kaliumin derisa punon në eliminimin e lëngjeve tepricë në trup.
KAROTA
Kjoperime trupin e furnizon me një sasi të madhe me antioksidues, minerale dhe vitamina, duke e shndërruar në një ndër diuretikët natyralë më të nevojshëm. Po ashtu, detoksikon trupin, forcon metabolizmin dhe problemet me shikim.
PATËLLXHANI
Patëllxhani është shumë i pasur me ujë dhe flavonoide, që është arsyeja pse jo vetëm eliminon lëngjet e mbetura në trup, por gjithashtu e përmirëson edhe qarkullimin. Sugjerohet të pini lëngun et tij, apo ta konsumoni të papërpunuar.
RRUSHI
Rrushi është i pasur me sasi të madhe me ujë dhe kalium, duke e shndërruar në një diuretik të fortë natyral. Po ashtu përmban pak sodium, duke e shndërruar në një fryt të përsosur për të eliminuar helmet nga trupi përmes urinës
SHPARGUJT
Shpargujt përmbajnë asparagunë, që e shndërron në ushqim me pak kalori dhe një aminoacid me kapacitet të lartë diuretik. Po ashtu trajton dhimbjet e shkaktuara nga reumatizmi, mbajtja e lëngjeve dhe artriti. Falë fibrave, me efikasitet pastron zorrët.
ÇAJI I GJELBËR
Zakonisht më shumë përdoret për humbjen në peshë, kjo për faktin s ndikon në hedhjen jashtë të helmeve përmes urinës. Po ashtu shërben si diuretik natyral, por sugjerohet të mos konsumoni më shumë se katër filxhanë në ditë, pasi që përmban kafeinë.
(Kosova Sot)