Hidromorava

Dittmann: Gjermania e ka njohur Kosovën dhe Gjermania e do Kosovën në organizatat ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori gjerman në Serbi Axel Dittmann në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit ka shfaqur optimizmin se Serbia sivjet do të hapë kapitujt e parë negociues me Bashkimin Evropian.

Lidhur me konstatimin se në opinionin serb ekziston qëndrimi se Gjermania është vendi që më së shumti ka bërë presion ndaj Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se ky normalizimi është esencial për anëtarësim në BE, ai ka thënë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Për këtë jemi krejtësisht të përkushtuar dhe për këtë përpiqem në bisedat me partnerët tanë në BE . Në BE bashkërisht jemi pajtuar për kornizën negociuese në të vilën janë definuar fushat me prioritetet që janë të rëndësishme që të zgjidhen në fillim të negociatave për anëtarësim. Njëri nga ato është normalizimi me Kosovën”, ka thënë Dittmann.

Ambasadori gjerman mendon, transmeton Koha.net, se është me shumë rëndësi që të arrihet përparim thelbësor në negociata me Kosovën sepse kjo do të mundësojë hapjen e kapitullit 35 në procesin e anëtarësimit.

HW

“Ky është pozicion i përbashkët i BE-së. Çështja tjetër e rëndësishme është përparimi në sundimin e ligjit që është parakusht për hapjen e kapitujve 23 dhe 24. Jam optimist se sivjet do të hapen kapitujt e parë”, ka thënë Dittmann.

Në pyetjen nëse Gjermania do të bëjë kërkesë për pranimin e Kosovës në UNESCO, Dittmann është përgjigjur:
“Nuk dëshiroj të flas për çështjet procedurale. Është mirë e njohur se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe besojmë se është mirë dhe e drejtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare nëse për këtë i përmbush kushtet”.

© KOHA
http://koha.net/?id=27&l=71697

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.