ARKATANA

Ditëlindja e SHBA-së, 246 vite histori për garantimin e lirisë në botë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Më 4 korrik, 1776 kolonitë e atëhershme të shtrira në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore, vendosën të pavarësohen prej Britanisë së Madhe – u krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sigurisht, për këtë liri është dashur sakrificë – ishte arritur, në krye me Xhorxh Uashington.

Kështu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u pavarësuan – sot mbushen 246 vjet që nga ajo ngjarje.

Gjatë kësaj historie kanë ndodhur shumë ngjarje – të gjitha i kontribuuan që SHBA-të të shndërrohen në super fuqinë numër një në botë.

Kjo superfuqi ka treguar drejtësi, një nga ato raste është edhe marsi i vitit 1999 – kur SHBA-të në krye të Bill Clintonin bidën NATO-në që është e domosdoshme të ndërhyhet në Kosovë për ta ndalur gjenocidin e Millosheviqit.

E kanë bërë për tre muaj radhazi, gjenocidi ishte ndalur e Kosova u çlirua.

FITORJA

Për gjithë këto vite, SHBA-të i kanë qëndruar Kosovës afër – kanë ofruar mbështetje politike, ekonomike, diplomatike, kulturore, etj.

Për këtë, të gjitha partitë politike në Kosovë janë në një mendje që miqësia e Kosovës me SHBA-të është speciale.

E brenda kësaj miqësie ka një përafrim vlerash, të cilat Kosova thotë t’i aplikojë.

Gjeopolitika amerikane sot udhëhiqet mbi shpërndarjen e vlerave liberale; ekonomisë së tregut, pluralizmit, liritë e njeriut, diversitetit kulturor etj.

SHBA-të sot konsiderohen sipas të gjitha të dhënave si forca kryesore politike, ekonomike e diplomatike në botë. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.