Eko Higjiena

Ditë të mira po duken në horizont!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Thonë se pas çdo shiu dhe furtune vjen kohë e bukur, edhe pse ndonjëherë pasojat e kohërave të liga mundë të jenë të pa riparueshme. Lëvdatat më të mëdha për shpëtimin e shtetit, kësaj radhe i takojnë vet popullit fisnik të Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtarë.

Lidershipi ynë skajshmërisht i pa përgjegjshëm, e dërgoi popullin buzë një lufte qytetare e cila si në kohët e liga do të kishte pasoja fatale për ne. Kur orkanët e ndërrojnë pozitën, pas vetes lënë shkretime të mëdha ku lotët e të pafatëve nuk do të bënin asnjë dobi përveçse do t’i qanin dhimbjet e humbjeve.

A është Kosova aq e pafat, sa lotët e të mjerëve të sillnin dhimbje për brezat e ardhshëm, me këtë klasë politike e cila si orkan i tërbuar, donë që me çdo kusht të qëndroi pranë favoreve, epsheve financiare dhe epsheve tjera qe sjellë pushteti.?

Kjo klasë politike prej pavarësisë e këndej krijoi hendeqe të mëdha, inskenoi probleme, koketoi me ekstreme, dhe vodhi krejt pasurinë e popullit për të qëndruar në pushtet, favoret e të cilëve, shpeshherë ia kalonin edhe sulltanëve. Këta shkatërruan dijen duke censuruar universitetin për studentë të ditur, me numër shumë më të vogël seç do duhej të kishte, ndërsa profesorët injorantë dhe të paditur që kanë marrë grada shkencore duke ardhur nga politika, e nga “fushëbeteja” të cilët janë bërë kanceri i shoqërisë në vend.

Fundamenti

Kjo elitë politike ka krijuar parti klienteliste joinstitucionaliste, të pa profilizuara, prapa të cilave qëndrojnë grupe jashtëzakonisht të forta interesi. Në këtë shoqëri figurat politike nuk flasin me njëri tjetrin, por në vazhdimësi flasin e shpifin për njëri tjetrin.!
Ata duke luftuar mes veti me egërsinë e servilëve mburravecë për pushtetin që ua solli koha, kanë shpenzuar mbi 7 vjet kaos politik.

Një bilanc i trishtë që tregon se me pavarësinë nuk ka ardhur liria dhe lumturia e qytetarëve, por erdhi varfëria, skllavëria, mjerimi e kaosi. Ambiciet për pushtet absolut, i shtynë grupet e ndryshme të instaluara brenda partive politike, ta lartësojnë në piedestal luftën çlirimtare, jo për ta ngritur lavdinë historike të sajë, por tentuan të hapin shtigjet e lavdisë për veten e tyre.. Duke e konsideruar veten si shumë të rëndësishëm, u vetë ngarkuan mbi supe me atribute që e kishin vështirë t’u përballonin. Më pas pushteti filloi të rrëshqiste në autokratizëm,. Sepse autokratizmin dhe diktaturën pak gjëra i ndajnë, por që të dyja janë armiq të lirisë.

Nga kjo elitë autokratësh është udhëhequr një politikë pa vizion, nga se ishin politikanë pa alternativë qeverisëse dhe pa koncept. Këta ishin injorantë që kënaqeshin vetëm nëse të tjerët u thurin lavde.

Falë popullit që nuk po u bashkëngjitet “betejave të tyre” inskenuese, që hallin e kanë shpëtimin e kokave të tyre nga Gjykata Speciale, dhe falë ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare, u ndezë drita e fatit tonë në fund të tunelit të shpresës, dhe se duke besuar në vlerat universale të demokracive botërore, nuk do të jetë e largët dita kur populli do të çlirohet nga zgjedha e tyre…!/rajonipress/