UBT

Ditë të mira për Shtëpinë Amerikane, të ndërtuar në Vranjë para një shekulli

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Portali serb nga Leskoci Jugpress, bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i organizatës”Spirit od America“ Jim Heyk dhe anëtarët e delegacionit: diplomatë dhe ushtarë të Shteteve të Bashkuara, zhvilluan një takim me njeriun e parë të Vranjës Dr Slobodan Milenkoviq, i shoqëruar me komandantin e brigadës së katërt të gjeneralit të përgjithshëm të ushtrisë serbe Slobodan Stop, me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i gjendjes së Shtëpisë Amerikane në Vranjë dhe bashkëpunim me Forcat e Armatosura Serbe, për të shikuar mundësinë e rinovimit të këtij objekti, i cili në Vranjë u ndërtua një shekull më pare.

“Qyteti është gati të japë të gjithë mbështetjen logjistike për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtëpisë Amerikane. Në këtë zonë është parashikuar ndërtimi i objektit për qëllime publike dhe synimi i qeverisë së qytetit është që objekti i ardhshëm do të vazhdojë të punojë në sferën sociale “, tha Kryetari i Bashkisë së Vranjës dr. Milekoviq, transmeton Jugpress.

Ai, falënderoi mysafirët për vizitën e cila për një kohë shumë të shkurtër u realizua në Vranjë, gjë që dëshmon për dëshirën e sinqertë për të bashkëpunuar.

Drejtori Hayk beson se është shumë e rëndësishme të punohet në forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve, dhe veçanërisht në atë pjesë që ka një lidhje historike.

Ai, kujtoi rëndësinë e gjithçkaje që është bërë për të përmirësuar kushtet e përgjithshme të jetesës në qytet, si dhurimi i pajisjeve të lëvizshme në njësinë e shpëtimit dhe rindërtimi i kulmit të Këndit Amerikan.

Mobi Casa

Atasheu ushtarak Major Rob Hamilton, tha se ishte i kënaqur paraprakisht nga mundësia e rivendosjes së Shtëpisë Amerikane dhe se një ndihmë tjetër për komunitetin lokal do të jetë rregullimi i infrastrukturës së shtëpisë së zjarrfikësve.

„Spirit of America“, me bujarinë e popullit amerikan, ka siguruar ndihmën e nevojshëm, nga e cila do të përfitojnë fëmijët serbë, romë dhe shqiptarë, të cilët do të kenë hapësirë adekuate për stërvitje dhe ushtrime “, tha Hamilton, njofton Jugpress.

Nga të njëjtat burime mësohet se Shtëpia Amerështe është ndërtuar në vitin 1918, për fëmijët jetimë të luftës. Megjithëse në ndërkohë është përdorur si konvikt dhe strehim i përkohshëm për njerëzit e pastrehë dhe nga sot ajo është quhet Shtëpia Amerikane.

Rreth 600 fëmijë kaluan nëpër shtëpi në Vranjë, që kishte karakter ndërkombëtar dhe që ishte mbyllur, në vitin 1934.

American Frothingam, ndërtoi dy ndërtesa në Vranjë. Në vendin e Shtëpisë Amerikane, kishte një ndërtesë administrative dhe administratori i parë ishte Helen King, një amerikan.

Ndërtesa tjetra, në të cilën ishin vendosur fëmijët, gjendet në lokacionin e sotëm të Shtëpisë së Shëndetit në Vranjë, njofton Jugpress./sevdail hyseni/