UBT

Ditë gëzimi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Arben Kurteshi

Nata është e gjatë
Edhe kur yjet bëjnë dritë,
Pres me padurim
Që dielli të shndritë.

T’i shoh fushat pjellore,
T’i shoh malet në liri,
T’i shoh të gëzuar
Pleq e fëmijë.

UBT

Plagët po shërohen,
Prapë më vjen fuqi,
Na është mbushur vendi
Me të reja e me të rinj.

Malet buzëqeshin,
Fushat vallëzojnë herët n’agim
Vendi është shumë i lumtur,
Popullin e ka plot gëzim.