HW

Ditë e ngrohtë sot, maksimalja deri në 29 gradë

/ 2 minuta lexim
HW

Ditën e premtë po parashihet stabilizim i kushteve atmosferike. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave e luginave të lumenjve shfaqen kushte për mjegull, e gjatë ditës do të ketë më shumë intervale me diell.

Pasdite zonave malore, nuk duhet përjashtuar mundësia që me zhvillime të vranësirave lokale, të shfaqen riga lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 27C e 29C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja, 5-9m/s.

UBT

Mot shumë i ngrohtë dhe i nxehtë po parashihet ditëve të fundjavës, me maksimale prej 29C e 30C.

Të shtunën do të mbetet kryesisht me diell. Ditën e diel pasdite shtohen vransira, e më vonë gjatë natës në kalimin mëngjesin e së hënës, paraqiten kushte për të reshura shiu. Ditën e hënë pasdite më pas sërish priten intervale me diell, mirëpo temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C.

Kryesisht me diell parashihet nga dita e martë. Minimalet pritet të zbresin deri në 10C, mëngjesin e së martës. Erërat frynë nga jugu e jugperëndimi gjatë fundjave 3-10m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore, njofton Mendimi për Motin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.