United Hospital

Dita Ndërkombëtare e Gënjeshtrave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Anë e mbanë vendeve t’ Evropës ,
Në Shqipëri dhe mbarë Kosovës ,
N’ ag të dritës sapo t’ lindë Dielli –
Me gëzim pritet 1 Prilli !

Në mbarë botën e përtej detrave –
1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave !
Për nderë t’ fëmijëve , grave , plakave –
1 Prilli është Dita e Shakave !

Kjo shaka që mezi pritet –
Për çdo vit na përsëritet !
Ka nisë nga romakët e lashtë –
Brez pas brezi e kem dashtë !

Romakët bënin festë luksoze –
Me tradita serioze !
Kishte karakter festues –
Për nderë të perëndeshës Venus !

Më 1530 ,
N’ Augsburg flitet për një t’ vërtetë ;
Me vendim parlamentar –
Unifikohej gjithë sistemi monetar !

N’ parlament t’ Augsburgut , për hir t’ vërtetës –
1 Prilli u caktua Dita e Monedhës !
Pak para kësaj dite këtë vendim e shtyrën –
Shumë persona i humbën t’ gjithë paratë e tyre !

Kështu shumë persona pa para që mbetën –
Për këtë t’ gjithë u tallën edhe u përqeshën !
Shakaja e 1 Prillit , që besohej n’ katër anët –
Vjen nga mbreti francez , ai Karli i Nëntë !

Eco Higjiena

Më 1564 , kalendarin gregorian e reformoi –
N’ datën 1 Janar – festën e Vitit të Ri e kaloi ;
Që deri atëherë , më 1 Prill ishte festua ,
Por, shumë deri atëherë nuk e kishin kuptua !

Prej atyre që e dinin këtë ndërrim në shoqëri –
Më 1 Prill uroheshin për Vitin e Ri !
Që në fakt uronin atë vitin të vjetrin ,
Por , që bënin shaka me njëri – tjetrin !
N’ kohëra t ‘hershme shakatë ndryshe përpiloheshin –
Por , ata që gënjeheshin kurrë nuk hidhëroheshin !
Kështu , ai që gënjehej n’ udhëtim t’ gjatë do t’ shkonte –
Për të marrë diçka që nuk ekzistonte !

Në shekullin e 17-të dhe të 18-të,
Kishte rregulla t’ qarta t’ shoqërisë së vërtetë ;
Mbi të cilat ishin t’ bazuara shakatë –
Por , jo të rrezikshme për t’ krijuar shamatë !

I rrituri mund t’ bënte shaka me fëmijë t’ mitur ,
Por , një fëmijë s’ mund t’ bënte shaka me të rritur !
Ditën e gënjeshtrave t’ këndshme dhe komike –
E kanë bërë gjithmonë mediat publike !

Për 1 Prill 1957 –
Rrjeti “BBC” , gënjeshtër kish përshtatë !
N’ katër anët e botës u publikua rrena –
Fshatarët zviceranë korrin makarona nga pema !

Prej gjithë vendeve t’ botës ata që dallojnë ,
Sot e kësaj dite – 1 Prillin e festojnë ,
Ditën e shakave , gënjeshtrave të famshme –
Francezët shënojnë në mënyrën më të këndshme !

Gjilan, më 22. 03. 2017 .

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.