Mobi Casa

Dita e Xhemailit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Blerim Xhemaili do të vendosë përfundimisht sot për të ardhmen e tij. Mesfushori shqiptar do ta ndjekë rrugën e bashkëkombësit të tij, Valon Behrami, për t’u larguar nga Napoli, por deri tash ka pasur vetëm spekulime rreth së ardhmes së tij.

U fol përkohësisht për një transferim të tij në Gjermani apo Angli, e gjithashtu edhe në Spanjë, ku e pëlqente Sevilla.

Fundamenti

Por, nuk ndodhi asgjë. Mirëpo, pista më konkrete është ajo e transferimit në Milan.

Mediat italiane kanë shkruar vazhdimisht se përfaqësuesi zviceran do të përfundojë në “San Siro”, dhe e diela mund të jetë dita vendimtare e transferimit të tij tek “Rossoneri”.