ARKATANA

Dita e Pavarësisë, vjen urimi i mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka përgëzuar popullin e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ai në një postim në Twitter ka uruar që e ardhmja të sjellë paqe dhe prosperitet.

Happy Independence Day #Kosovo! May the future bring peace and prosperity. #Kosova13 pic.twitter.com/5A3kjtqrBz

Engel, një kongresist i njohur si përkrahës i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

ARKATANA

Eliot Engel pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta.

Në periudhën kur Jugosllavia po shpartallohej dhunshëm, Engel u bë anëtar i Kongresit. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i bëri thirrje administratës së presidentit Bill Clinton të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë për t’i dhënë fund represionit të Millosheviqit.

Angazhimin nuk e ndali as pas përfundimit të luftës, duke lobuar për pavarësinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

73-vjeçari kërkoi drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë si dhe tre shqiptaro-amerikanët që janë ekzekutuar nga policia serbe në vitin 1999. Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ende nuk janë zbuluar. Ai e ka quajtur të padrejtë që Kosovës t’i kërkohet gjykimi i krimeve të luftës në Dhomat e Specializuara, e Serbia të amnistohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.