Uji Dea

Dita e mësuesit në Luginë të Preshevës me mungesë të librave shqip dhe cilësisë arsimore, afro 1200 mësimdhënës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“7 Marsi” apo Dita e Mësuesit po shënohet edhe në Luginë të Preshevës përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuar komunale.

Gjendja e arsimit shqip në këtë rajon vazhdon të mbetet një problematikë në rritje sidomos me mungesën e librave shkollor shqip dhe cilësinë e ulët të arsimit, shkruan Titulli.com.

“Arsimi shqip ballafaqohet me probleme të shumta duke filluar me mungesën e teksteve shkollore, mungesën e kabineteve për lëndë të caktuara, provimi i licencës e probleme tjera janë pengesa të vazhdueshme për zhvillimin dhe avancimin e mësimit në shkollat shqipe, është shprehur për Titulli.com Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim parashkollor, fillorë e të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në bazë të dhënave nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë mësimet në gjuhën shqipe i vijojnë afro 6482 nxënës në shkollimin fillorë dhe të mesëm, shkruan Titulli.com.

FIDANISHTJA

Sipas statistikave të departamentit për arsim në administratën komunale në komunën e Bujanocit për vitin 2017-2018 mësimin në gjuhën shqipe e vijojnë 2759 nxënës dhe janë të angazhuar 385 punëtorë me personel arsimorë dhe ndihmës.

Nga drejtoria e shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore në komunën e Preshevës ,Titulli.com ka mësuar se për vitin shkollorë 2017/2018 e vijojnë afro 4603 nxënës ndërsa janë të angazhuar afro 820 punëtorë arsimorë.

Zakonisht institucionet arsimore në Luginë të Preshevës për ditën e mësuesit organizojnë ahengje nëpër restorante lokale.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe me mësues e drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri dhe nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.