Fundamenti

“Dita e Forcës” e gjen Kosovën pa Forca të Armatosura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në tetëvjetorin e themelimit të saj, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë po ajo e para tetë vjetëve. Kjo për shkak të mostransformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës. Ndërkaq, transformimi i FSK-së në FAK sipas udhëheqësve të institucioneve do të ndodhë shumë shpejt, sepse, sipas tyre janë bërë të gjitha përgatitjet si nga ana legjislative ashtu edhe nga ana profesionale në shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Mirëpo, ajo që është duke e penguar më së shumti këtë transformim është vendimmarrja politike, e mbi të gjitha mosgatishmëria e “Listës Serbe” për të votuar Ligjin për Transformimin e FSK-së në FAK, shkruan sot, gazeta Zeri.

Në shënimin e “Ditës së Forcës”, Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari”, ku i ka uruar pjesëtarët e FSK-së, duke thënë se ministria ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore dhe profesionale që kjo forcë të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Sipas Demollit, ajo që e ka shtyrë mostransformimin e FSK-së në FAK është vendimmarrja politike dhe kundërshtimi i “Listës Serbe” për ta votuar në Kuvend Ligjin për FSK-në.

Mobi Casa

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe e vetmja gjë që ne presim si ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës. Ky proces nuk varet drejtpërsëdrejti nga ne, për arsye se ne si FSK kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si në aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin profesional. Kur them aspektin ligjor, ne si Ministri e kemi përgatitur draft-ligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe këtë draft-ligj ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës e cila duhet ta procedojë në Kuvend dhe vetëm presim vendimmarrjen politike, e cila për shkak të zhvillimeve politike në Kuvend dhe sidomos për shkak mosgatishmërisë së “Listës Serbe” që ta japin votën, ky proces është shtyrë”, ka thënë Demolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.