UBT

Dita e Flamurit u shënua me poezi, ese e këngë …

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Thonë, ku punohet, rezultatet janë evidente. Evidente dhe rezultatet kurorëzohen me suksese. Kjo është fakt. Fakt është edhe organizimi i sotëm i orës letrare nga ana e drejtorisë dhe e mësimdhënësve të Shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, të cilët, si një, për ndër të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamuri, kanë përgatitur jo vetëm një orë letrare të frytshme, por edhe një ekspozitë me punimeve nga Arti Figurativ e Arsimi Teknik.

Nga hyrja e parë, korridoret e kësaj vatre të arsimit fillor, ishin përplot me punime të ndryshme nga arti figurativ. Që në fillim, Vehbi Bucollit, arsimtar i artit figurativ tha se, sa herë vjen kjo datë historike, punimet e shkollarëve nuk mungojnë. Nuk mungojnë dhe janë plot kolirit e “dizajnë” të kësaj natyre të festës sonë. “Këto punime, që po i shihni, janë të piktorëve të rinj, të cilët, ngjarjen e sotme, Ditën e Flamurit e kanë përjetësuar në piktura të tyre që flasin shumë”.

Edhe Hajriz Halimi, arsimtar i Arsimit Teknik tha se, sot, në këtë Ditë të Flamurit – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, janë ekspozuar disa punime të shkollarëve të rinj, të cilët tregojnë talent të rrallë në fushën e dijes teknike. “Kjo është një e vërtetë, se shkollarët tanë po tregojnë se posedojnë dije e prirje për zhvillime teknike. Kjo na gëzon dhe pritet shumë nga kjo rini shkollore”. Ajo që na ka rënë më së shumti në sy ishte prania (gati) e të gjithë arsimtarëve të kësaj shkolle fillore, cilët, si një, na bën pritje, si thotë populli: me “bukë e kripë e zemër”!

Por, s’duhet aspak të anashkalohet ekspozita e shkollarëve që kanë portretuar figurat e mëdha të kombit, si: Ismail Qemajlit, Isa Boletinit, Adem Jashari, Agim Ramadani e figura të tjera atdhetare. Ishte një ekspozitë e për lakmi e piktorëve të rinj, të cilët, në mënyra të tyre, kanë shprehur dashurinë e flaktë ndaj kësaj feste historike e kombëtare. Kjo, zatën, i bëri një përshtypje të veçantë te krijuesit e artit letrar gjilanas, të cilët u ndanë të kënaqur nga kjo orë letrare. Por, organizim më i veçantë i kësaj dite ishte ora letrare kushtuar Ditës së Flamurit.

Mobi Casa

Pra, tek këta shkollarë krijues, 102 vjetori i pavarësisë së Shtetit shqiptar, Shqipërisë, ishte thellë i përjetësuar, jo vetëm në vargje, por edhe në ese e tyre letrar. Me këtë rast, para krijues të qytetit dhe shkollarëve, fjalën e parë e pati Ramadan Dërmaku, drejtor i kësaj vatre shkollore, i cili tha se, sot po e ndjej një përjetim të veçantë, për faktin se, kjo datë e madhe historike jona po shënohet me prezencën e krijuesve të këtij qytetit, të cilët po na nderojnë. “Kam nderin dhe kënaqësinë që po na nderojnë krijuesit e artit letrar, të cilët, mu në ditën e Flamurit, që është ditë e Shenjtë e shqiptarëve, iu përgjigjën ftesës sonë për ta bërë këtë ditë historike sa më madhështore. “Siç dihet, këto data rrëfejnë historinë e hershme e të dhembshme që nga i madhi hero ynë i kombit, Skënderbeu e gjer në ditën tona, sot. Ardhja e juaj nga nderon dhe fort na respekton. Po rrëfej pak për ditën e Flamurit, e cila ditë i nderon jo vetëm shkollarët tanë, por i nderon edhe prindërit, të cilët, Ditën e Flamurit e kanë respektuar dhe nderuar me shekuj. Dje, edhe shkollarët, studentët, madje edhe prindërit tanë e kanë nderuar këtë Flamur kuq e zi, të cilin kurrë s’e kanë hequr nga dora e popullit tonë, edhe në momente të vështira të kohës. A e dini se, në një kohë të Pranverave të Mëdha, me këtë flamur, populli e rinia u printe demonstratave në rrugën drejt lirisë e pavarësisë që po e gëzojmë, sot. Ky flamur u printe të rinjve në furtuna të jetës, ku pati edhe viktima në njerëz, por asnjëherë ky popull e kjo rini nuk është përkulur e të gjunjëzuar para armikut shekullor. Flamuri ynë do të jetë i paharruar me shekuj, i cili, sot valon në çdo cep të shqiptarisë”.

Pastaj kësaj fjale, në orën letrare lexuan afro 15 shkollarë të kësaj vatre të hershme të arsimit, të cilët vargje ua kishin kushtuar kësaj feste të madhe kombëtare. Aty u gjenden krijuesit gjilanas, si janë: Albina Idrizi, Shefik Shkodra, Arsim Halili, Gani Korça, Mehmetali Rexhepi, Jusuf Bislimi, Demir Krasniqi, Demir Behluli e Beqir Buzuku etj, të cilët i lexuan punimet e tyre nga opusi i tyre letrar. Një falënderim io veçantë shkon edhe të Sadullah Kadriu, bibliotekist i kësaj shkolle, i cili, shkollarëve të shpërblyer u ndau veprat e autorëve të ndryshëm.

Demir Behluli, piktor e autor i disa veprave letrare, për shkollarët e kësaj vatre shkollore lexoi një poezi nga opusi i tij letrar. Ai me këtë rast i shpërbleu dy fëmijë të vegjël me nga një libër për recitim të bukur. Ai në fund, tha: “Po dua t`i shpërblej këta dy fëmijë, sepse do të rriten me gëzimin e kësaj feste që po e festojmë sot e nesër e përgjithmonë”. Në fund të kësaj orë letrare u shpërblyen, me nga një vepër disa nga shkollarët e kësaj vatre të arsimit fillor./rajonipress/