Hidromorava

Dita e Evropës bashkon bizneset nga Kosova dhe Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bizneset nga Kosova dhe Serbia më 9 Maj – Ditën e Evropës – do të bëhen bashkë në një forum biznesi, i cili do të mbahet në hotel “Emerald” në Prishtinë. Në takim do të marrin pjesë rreth dhjetëra biznesmenë nga Serbia, të cilëve do t’u prijë kryetari i Odës Ekonomike dhe të Industrisë, Marko Cadez.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se mbajtja e këtij forumi koincidon me Ditën e Evropës. “Oda Ekonomike e Kosovës ka synim ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit të bizneseve nga të gjitha vendet. Edhe me bizneset nga Serbia synojmë të kemi bashkëpunim, i cili do të kontribuojë të ulen tensionet dhe të kemi begati për qytetarët e të dyjave vendeve”, ka thënë Gërxhaliu për gazetën “Epoka e re”.

Uji Dea

Sipas tij, vizita, e cila do të realizohet të shtunën nga ana e komunitetit të biznesit nga Serbia, është e para e këtij lloji.
“Me këtë vizitë mëtohet të krijohet një botëkuptim i ri për Kosovën. Në këtë vizitë do të jetë pjesëmarrëse elita e biznesit të Serbisë, e cila është pjesë e Odës Ekonomike dhe Industrisë së Serbisë. Këto biznese nuk veprojnë vetëm në Serbi, por edhe në vendet evropiane dhe më gjerë. Pra, kjo është një mundësi që të ngremë ura të reja bashkëpunuese ndërmjet bizneseve nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai, duke mos e përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të realizohet edhe një vizitë e karakterit të tillë në Beograd me biznesmenë nga Kosova.

“Ne jemi për bashkëpunime, sepse nuk dëshirojmë të kemi vija ndarëse. Edhe takimi, i cili do të mbahet të shtunën, ka karakter të bashkëpunimit”, ka theksuar ai. Gërxhaliu ka bërë me dije se takimin biznesor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e mbështet Ambasada holandeze në Prishtinë dhe në të do të marrin pjesë mbi 40 përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe Serbia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.