Dita e Çlirimit të Gjilanit
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Ç’ po më shtohet sot elani –
Po m’ gufë zemra prej gëzimit !
Festë të madhe ka Gjilani –
Kremton Ditën e Çlirimit !
Refreni:
Dritë në qiell të dëlirë ,
Këngë e valle n’ shesh …
Mysafirë shpirtmirë –
Na vijnë në mes nesh !
Çastet ma të lumtura ,
Sot po i përjetojmë !
Këngët ma të bukura –
Ne, do t’ ia dhurojmë !
Këngët ma t’ bukura i përzgjodha –
Ç’ po i dridh telat çiftelia !…
Me ne, sonte këndon Kosova ,
Gjithë Shqipëria dhe Malësia !…
Refreni:
Dritë në qiell të dëlirë …etj.
Shkëlqejnë plisat bardh si bora ,
Me ne , sonte këndojnë ma s’ miri –
Shkodra , Kruja edhe Vlora ,
Ilirida e Manastiri !…
Refreni:
Dritë në qiell të dëlirë …etj.
Nga Presheva e Çamëria –
Sa me gëzim n’ Gjilan janë nisë !
Vijnë shqiptarët nga Turqia –
T’ festojnë Dasmën e Lirisë !
Refreni:
Dritë në qiell të dëlirë …etj.
Gjilan, më 15.06.2015.


