UBT

Dita e Çlirimit në Gjilan, nisë me aktivitetet e Ditës së Çamërisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, hapën aktivitetin përkujtimor dhe kulturor në nderim të Ditës së Çamërisë, në kuadër të aktiviteteve për 15 qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjilanit.

Ky aktivitet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe u mbajt me fëmijët në Bibliotekën e Qytetit, ku u promovua libri “Historia e Çamërisë përmes heronjëve të saj”, me autor Arben Iliazi.

Po ashtu u promovua edhe libri dhe u shfaq filmi “Ode për tempujt që nuk u harruan”, të autorit Luan Rama.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se sot është një ditë krenarie dhe përkujtimi – 15 qershori, Dita e Çlirimit të qytetit tonë, Gjilanit.

Sipas saj në këtë ditë me peshë historike dhe emocionale, kanë fatin dhe nderin të ndajmë festën tonë me miqtë tanë të dashur nga Çamëria, të cilët kanë ardhur nga larg për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Eco Higjiena

“Prania juaj sot në mesin tonë është shumë më tepër se një gjest miqësie – është dëshmi e lidhjeve të fuqishme shpirtërore, kulturore e kombëtare që na bashkojnë ndër breza”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, shtoi se Çamëria nuk është vetëm një kujtim historik – ajo është një plagë, por edhe një krenari, një kulturë që vazhdon të jetojë dhe të frymëzojë.

“Sot, ndërsa festojmë çlirimin e Gjilanit, ne nderojmë edhe rezistencën dhe trashëgiminë e popullit çam. Le të jetë kjo ditë një simbol i bashkimit, i mirënjohjes dhe i respektit të ndërsjellë. Mirë se keni ardhur në Gjilan – dhe gëzuar Ditën e Çlirimit”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Edhe drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, tha se 15 qershori, Dita e Çlirimit e Gjilanit është një ditë e rëndësishme, derisa edhe më të rëndësishme e bënë Dita e Çamërisë me aktivitetet e saja.

Alket Veliu, drejtor i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” dhe profesori Ahmet Mehmeti, kanë folur rreth zhvillimeve historike në Çamëri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.