Fundamenti

Dita e 22-të Gjilanin e gjenë me gjendje të qetë dhe nën kontroll

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit në ditën e 22-të të përballjes me pandeminë Covid-19, pas konsultave në Qendrën Operative Emergjente. ka vlerësuar se situata është nën kontrollë falë edhe bashkëpunimit të madh qytetarë dhe kujdestarisë strikte që janë duke dhënë të gjitha institucionet e shtetit që nga mjekët, zjarrfikësit, Policia e Shtetit, ekipit të gjerë ndër-institucional, në kuadër të QOE etj.

Është bërë e ditur se me datën 3 prill 2020, një qytetare e Gjilanit, me inicialet A.K., e cila ka ardhur nga Zvicra, është dërguar fillimisht në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë e më vonë pasi ka dalur pozitiv në testin për Covid-19, është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe gjendja e saj, bazuar në raportet e mjekëve të kësaj klinike, është stabile por nën monitorim të vazhdueshëm.

Komuna e Gjilanit është në kontakt të vazhdueshëm me pacienten që po vazhdon të qëndroj në QKUK dhe familjen e saj në Gjilan, për të qenë në mbështetjen maksimale të tyre deri në tejkalimin e plotë të koronavirusit nga anëtarja e kësaj familje.

Hidromorava

E prekura nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e saj në Gjilan.

Numri i të prekurve në Gjilan me Covid-19 arrin në 16 raste, 3 prej të cilëve tashmë janë të shëruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.