RCCOLA

Dita e 100 e pandemisë, 20 raste pozitive në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 20 raste pozitive sipas kontakteve me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasnesër presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit ka thënë Lutfi Haziri në ditën e 100 të pandemisë.

UBT

“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancim social.
Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund” ka shkruar Haziri./rajonipress/