Fundamenti

Dita ‘D’ e legjislaturës së gjashtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sot pritet t’i jepet fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës nëse 80 prej deputetëve, të cilët tashmë kanë dhënë nënshkrimet për këtë proces, nuk e ndërrojnë mendjen. Shefat e grupeve parlamentare janë zotuar se të gjithë deputetët e partive të tyre do të jenë në seancë për të votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, shkruan gazeta “Zëri”.

Sot mund të jetë seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë pasi deputetët, në seancën që fillon prej orës 10:00, pritet të votojnë pro shpërndarjes së këtij institucioni.

KKVITI

Kjo situatë u shkaktua menjëherë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti pas ftesës, që i erdhi nga Gjykata Speciale, si dhe pasi koalicioni qeverisës PAN refuzoi kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi, për ta propozuar mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit duhet të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, me mbi 80 vota. Ndonëse të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shefat e deputetëve të partive në vend për “Zërin” kanë konfirmuar se sot do të jenë në seancë për ta dhënë votën e tyre pro shpërndarjes së Kuvendit.