ARKATANA

Dita “D”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të vendosin nëse do ta miratojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi apo do t’i thonë “Jo” asaj. Lëvizja “Vetëvendosje” është kundër saj, ndërsa shpresat për kalimin e Demarkacionit janë te votat e Listës Serbe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kuvendi i Kosovës sot pritet të vendosë nëse do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi apo jo, marrëveshje kjo që nuk arriti të votohet nga 2/3 të deputetëve të legjislativit për gati tre vjet.

Drejtues të koalicionit qeverisës përpos deklaratave se kjo marrëveshje duhet të votohet, në mënyrë që vendi ta fitojë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, ende nuk janë të sigurt nëse i kanë votat e nevojshme të deputetëve.

ARKATANA

Për t’u miratuar kjo marrëveshje nevojiten edhe votat e deputetëve të Listës Serbe, të cilët siç thuhej jozyrtarisht kanë kërkuar që votën e tyre pro ta japin me kusht që institucionet e vendit ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan tutje “Zëri”.

Në anën tjetër një marrëveshje të tillë vazhdon ta kundërshtojë partia më e madhe opozitare, lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ishte kundër saj që nga nënshkrimi në vitin 2015.

Ndërkohë pro kësaj marrëveshje janë deklaruar deputetët e LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.