GRANDEMALL

Dita ‘D’

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Mocioni i vërtetë për Qeverinë do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën ajo do ta procedojë sot në Kuvend.

Mirëpo në rast se kjo marrëveshje do të dështojë edhe kësaj radhe, atëherë rrëzimi i Qeverisë është pothuajse i nënkuptuar, madje para të mërkurës.

Kështu janë shprehur analistët kosovarë për një ndër ditët më të rëndësishme të kësaj Qeverie dhe këtij koalicioni.

E trysni mbi kryeministrin Mustafa dhe mbi LDK-në ka vënë edhe partneri i tyre i koalicionit, PDK-ja. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dje i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që krahas procedimit të marrëveshjes t’i sigurojë edhe 33 nënshkrimet e deputetëve të LDK-së në “këmbim” të votave të të gjithë deputetëve të partisë së tij.

GRANDEMALL

Madje, kreu i Kuvendit ka shkuar edhe më larg.

Ai është zotuar se seancën për ratifikimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit do ta zhvillojë në Kuvend edhe para mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se një seancë e jashtëzakonshme mund të zhvillohet edhe sot meqenëse nesër është ditë pushimi.

Ndërkaq, në Qeveri thonë se tani janë pjekur kushtet politike që Demarkacioni të shkojë në Kuvend. Sipas tyre, nëse kjo marrëveshje nuk kalon, atëherë do të mundë të diskutohet edhe për dorëheqje. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.