Fundamenti

Dita Botërore e Zemrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit, në datën 29 shtator, kjo është nje ngjarje që organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës.

Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është informimi i popullatës për faktorët që ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, si dhe masat parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve.

Organi i vetëm në trupin tonë që na jep kuptimin e vërtetë të të qenit gjallë është zemra jonë. Njerëzit ndonjëherë mund të jenë të vdekur nga truri dhe megjithatë të konsiderohen të gjallë.

Eco Higjiena

Aktualisht, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.
Në fillim të viteve 2000, afërsisht 17 milion njerëz në mbarë botën vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare çdo vit. Shumica e këtyre vdekjeve ishin rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës ose goditjeve në tru – kjo është më shumë se viktima të kancerit, HIV dhe AIDS dhe malaries.

Ndarja e parullave Save Heart, citate dhe dëshira për ndërgjegjësimin për sëmundjet e zemrës me familjen dhe miqtë është një mënyrë për të krijuar ndërgjegjësim në këtë ditë të veçantë.
Të neglizhosh zemrën tënde është si të neglizhosh jetën tënde…. Nëse doni të jetoni të lumtur dhe të shëndetshëm, atëherë kujdesuni për zemrën tuaj … Gëzuar Ditën Botërore të Zemrës !!!
Secili prej nesh ka vetëm një zemër, prandaj sigurohuni që të kujdesemi sa më mirë për të … ..
Urimet më të mira në Ditën Botërore të Zemrës !!!
Dr.Igballe Qerimi ,specialiste e Ekologjisë Humane
Koordinatore për Edukim Shëndetësor për Rajonin e Gjilanit
QRSHP-Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.