Distria Krasniqi i siguron medalje Kosovës, kualifikohet në finale
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar edhe përballjen e tretë në Grand Prixin e Gjeorgjisë, duke ia siguruar Kosovës të paktën medaljen e argjendtë nga kjo garë.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri në 48 kilogramë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes koreane, Yujeong Kang. Me kualifikim në finale, Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta marrë të artën, raporton Gazeta Express.
Në çerekfinale të këtij Grand Prixi, kosovarja e mposhti me ippon xhudisten serbe Andrea Stojandinov, dhe e siguroi kështu vendin në gjysmëfinale.
Në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk, ndërsa rundin e parë e kaloi pa luftë.
Për herë të fundit, xhudistja kosovare fitoi medalje në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij viti. Ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan këtë vit, Krasniqi pushoi.
Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne. Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.
Javën e kaluar, Kosova i fitoi dy medalje të arta në Grand Prix të Gjeorgjisë para një jave, falë Nora Gjakovës dhe Loriana Kukës. /Gazeta Express/


