FIDANISHTJA

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të parat në botë në kategoritë e tyre përkatëse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e kanë vazhduar mbizotërimin e Kosovës në sportin e xhudos, duke u ngritur në vendin e parë në kategoritë e tyre përkatëse në përditësimin më të ri të ranglistës botërore të xhudos.

Nora Gjakova është ngritur në vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë -57 kilogramë për herë të parë në karrierën e saj, raporton Gazeta Express.

29-vjeçarja i mblodhi 5880 pikë në vendin e parë, duke e kaluar xhudisten kanadeze Jessica Klimkait, e cila tani ngel e dyta me 5830 pikë.

Distria Krasniqi e ka ruajtur pozitën e parë në kategorinë e vet -48 kilogramë, në të cilën nuk do të bëjë më gara nga viti i ardhshëm, pasi ka kaluar një kategori më lartë, atë -52 kilogramë.

Eco Higjiena

26-vjeçarja i ka 5920 pikë në vendin e parë, duke e lënë mbrapa mongolen Urantsetseg Munkhbat, e cila mbledh 5250 pikë.

Gjakova dhe Krasniqi përjetuan vitin më të mirë gjatë 2021-s në karrierat e tyre të shquara, duke i shpallur kampione olimpike në kategoritë e tyre përkatëse në Lojërat Olimpike Veriore në Tokio.

Ato i ndoqën hapat e legjendës dhe xhudistes nga e cila u frymëzuan, Majlinda Kelmendi, duke fituar medalje të arta në Japoni dhe falë tyre Kosova tani ka tri medalje të arta olimpike.

Krasniqi u shpallë xhudistja më e mirë e vitit në botë së fundi nga votat e publikut në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.