FITORJA

Diskutohet statuti i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është mbajtur dëgjimi publik për statutin e Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të qytetit të Gjilanit.

Profesionistë të kësaj lëmie dhanë sugjerimet e tyre dhe mirëpritën themelimin e ansamblit.
Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se me këtë statut, përcaktohet statusi juridik i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të qytetit të Gjilanit.

Sipas tij, po ashtu me këtë rregullohet themelimi, veprimtaria, natyra e punës, mënyra e financimit, misioni, aktiviteti, konstituimi dhe funksionimi i organeve drejtuese.

ARKATANA

Po ashtu edhe mënyra e zgjedhjes së tyre, detyrat, vendimmarrja dhe përgjegjësitë e Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Ansamblit Profesionist si dhe mënyra e financimit.

“Themelimi i ansamblit, ishte edhe premtim i kryetarit Alban Hyseni, i cili po bëhet realitet”, tha Kushtrim Zeqiri.
Drejtori i Kulturës, tregoi se dëgjimi publik është publikuar me 6 qershor dhe është mbajtur me 19 qershor në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan.

Pas kësaj faze, statuti pritet të kaloj edhe nëpër filtrat e tjerë si: KRS dhe KPF, pastaj për miratim në Kuvendin Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.