Fundamenti

Diskutohet platforma reale e dialogut ndërmjet organizatave kulturore të qytetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky takim iniciues i mbajtur ka për qëllim krijimin e një platforme reale të dialogut ndërmjet organizatave kulturore të qytetit ku do të diskutoheshin vizionet, sfidat, potencialet dhe perspektiva e zhvillimit të jetës kulturore në komunën e Gjilanit.

Forumi Kulturor i Kosovës, si rrjet i organizatave të pavarura të kulturës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit ka organizuar në lokalet e Qendrës së Artit Bashkëkohor “Varg e Vi’ – Gjilan, Forumin Kulturor të Gjilanit.

Ky takim iniciues i mbajtur ka qëllim krijimin e një platforme reale të dialogut ndërmjet organizatave kulturore të qytetit ku do të diskutoheshin vizionet, sfidat, potencialet dhe perspektiva e zhvillimit të jetës kulturore në komunën e Gjilanit.

Panelistë të këtij takimi ishin Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport të Komunës së Gjilanit, Florent Mehmeti, kryetar i rrjetit të organizatave të pavarura kulturore të Kosovës si dhe Avni Shkodra, nga Organizata Rinore për Integrime Ndërkulturore.

Hidromorava

Hapjen e takimit e bëri Avni Shkodra, i cili shkurtimisht përshkroi qëllimin e takimit dhe organizatat të cilat përshihen në këtë Forum si dhe për perspektivën e këtij forumi në të ardhmen.

Florent Mehmeti nga Rrjeti i Organizatave të Pavarura Kulturore të Kosovës, vazhdoi pjesën e tij të debatit me shfaqjen e qëllimin e formimit të këtij forumi duke folur për aktivitetet të cilat do të mund t`i ndërmerrte në të ardhmen përmes lobimeve të ndryshme kulturore për avancimin e vazhdueshëm të jetës kulturore në Gjilan.

Ndërsa Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport të Komunës shprehu mbështetjen e fuqishme të institucioneve komunale ndaj secilit aktivitet që përmirëson pozitën e jetës kulturore në Gjilan, prandaj edhe themelimi i Forumit Kulturor në Gjilan si i tillë do të ishte edhe një mekanizëm shtesë që ndihmon gjithë komunitetin e kulturës në Gjilan në avancimin e agjendës së tyre.

Të pranishmit në fund u dakorduan që kjo iniciativë të vazhdojë në mënyrë që Forumi të jetë më gjithëpërfshirës dhe kjo eventualisht do mund të ju hyjë në punë një spektri më të gjerë kulturës në Gjilan./rajonipress/