Eko Higjiena

Diskutohet plani rregullues i lagjes “Qarku 2 “

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania “Prima Enginiering” dhe “Vision” gjatë hartimit të planit të kësaj lagje ka evidentuar 9 kërkesa urgjente të zonës që aktualisht mungojnë duke filluar nga ndriçimi publik, asfaltimi i rrugëve, çerdhja për fëmijë, gjelbërimi, hapësira sportive, ujësjellësi, kanalizimi, PTK dhe pastërtia.

Të premten është diskutuar plani rregullues i lagjes “Qarku 2” . Planin hartues e kanë prezantuar dy kompanitë “Prima Enginiering” dhe “Vision” nga Prishtina. Sipas Shpend Agajt hartues i planit kjo lagje ka rreth 80 hektarë tokë me 490 ngastra kadastrale. “Zona është e destinuar për ndërtime kolektive dhe individuale edhe pse rreth 88 % e sipërfaqes është e lirë dhe vetëm 12 % është e ndërtuar” tha ai.

Sipas hartuesve gjatë intervistimit dhe pyetësorit me banorë është parë se lagja ka 2261 banorë prej tyre 49 familje ndodhen jashtë vendit. Ndërtimi i shtëpisë së parë në këtë zonë ka filluar tek në vitin 1961 kurse pas vitit 2010 në këtë lagje janë ndërtuar 104 shtëpi. Zona ka deri diku telefoni e internet kurse mungojnë furnizimi me ujë të pijshëm.

Gjatë hartimit të planit të kësaj lagje janë evidentuar 9 kërkesa urgjente të zonës që aktualisht mungojnë duke filluar nga ndriçimi publik, asfaltimi i rrugëve, çerdhja për fëmijë, gjelbërimi, hapësira sportive, ujësjellësi, kanalizimi, PTK dhe pastërtia. Në këtë zonë gjithashtu s`ka zhvillim ekonomik dhe mungon mini -industria.

Mobi Casa

Hartuesit e planit thanë se janë shikuar përparësitë e zonës, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet dhe nga vizioni ynë kemi parë që kjo zonë duhet ose ka nevojë për shërbime më cilësore, shëndetësore, sociale , kulturore dhe infrastrukturore tha Agaj.

Banorët e kësaj zone që ishin të pranishëm në këtë dëgjim publik kanë dhënë vërejtje rreth rrugëve, dhe çështjeve tjera që lidhen me procedurat dhe infrastrukturën. Ndërkaq nga ana e banorëve Zejnullah Sherifi, Jeton Hasani dhe Fatmir Masurica kanë dominuar interesimet që lidhen me pronat e tyre dhe destinimin e tyre.

Dëgjimet publike po përcillen edhe me intervenimin e Bahrije Mahmutit e Fadil Sherifit nga drejtoria e Urbanizmit e cila edhe është organizatore e këtyre dëgjimeve publike /rajonipress/