RCCOLA

Diskutohet plani i pjesës veriore të qytetit të Vitisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Me qëllim të informimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të zonës veriore të qytetit të Vitisë, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në bashkëpunim me Kompaninë për Hulumtime Shkencore INSI kanë mbajtur dje një takim me qytetarët e kësaj zone.

Me këtë rast Drejtori Metush Bajrami kërkoj nga qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë me Institucionet Komunale dhe me kompaninë përkatëse pasi që ky plan është në interesin e tyre por edhe të qytetit të Vitisë, duke shpjeguar se është me rëndësi që qytetarët të japin mendimin e tyre para se ky planë të bëhet i plotfuqishëm. “Qytetarë të nderuar është shumë me rëndësi që ju të jepni vërejtjet dhe sugjerimet tuaj para se ky plan të bëhet i plotfuqishëm pasi më pas nuk do keni mundësi ti ndryshoni gjërat” u shpreh Bajrami.

Uji Dea

Ndërsa Drejtori i kompanisë INSI Ismajl Baftjari prezantoi në mënyrë vizuale planin në fjalë duke potencuar se ky plan do jetë në harmoni me PZHU dhe PZHK, ai së bashku me drejtorin Bajrami i ju janë përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të kësaj zone të cilët janë interesuar kryesisht për parcelat e tyre.

Qytetarët në veçanti janë interesuar për të drejtën e ndërtimit të objekteve, qasjes në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve etj. Sipas përfaqësues Institucional dhe kompanisë INSI planifikimi i kësaj zone do të bëhet së bashku me qytetarët duke organizuar diskutimet publike ku ata do të kenë mundësi ti paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre./rajonipress/