Uji Dea

Diskutohet për sfidat e gjeneratës së moshuar në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OJQ “Fortesa” ka organizuar tryezën me temë “Sfidat e gjeneratës së moshuar”. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve në Kamenicë, Shaip Rexhepaj, u ankua për mungesë të mbështetjes institucionale, mungesë të hapësirave rekreative për pleqtë, derisa tha se gjenerata e moshuar po bëhet vazhdimisht barrë për familjet dhe shoqërinë.

Pensionisti Ramadan Ajvazi tha se shoqatës së pensionistëve po i mungon organizimi i mirëfilltë dhe menaxhimi jo i mirë i lokaleve që ka në pronësi. “Është mirë që institucionet komunale të na ndihmojnë, por ne i dimë mundësitë dhe kapacitetet e limituara buxhetore”.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Agim Bucolli, u shpreh se është shqetësuese që Kamenica po e humb rininë.

Uji Dea

Ai tha se Komuna, shoqata e pensionistëve, organizatat e shoqërisë civile dhe e gjithë shoqëria duhet të angazhohen për gjetjen e alternativave dhe mundësive për të ndihmuar të moshuarit, e të mos orientohen vetëm në kritika dhe kërkimin e pikave të zeza. “Ne do të hyjmë në një vit të frikshëm buxhetor dhe çështjen e gjeneratës së moshuar, por edhe problemet e tjera duhet t’i marrim shumë seriozisht”, u shpreh Bucolli.

Aktiviteti i sotëm u zhvillua me mbështetjen e projektit të përbashkët të Unionit Evropian dhe Këshillit të Evropës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.