Diskutohet për rëndësinë që ka buxhetimi sensitiv

Gjilan – Me qëllim të planifikimit të buxhetimit sensetiv gjinor në Viti është mbajtur një punëtori e cila është organizuar nga Grupi i Grave të Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Viti.
Gjatë kësaj punëtorie është folur për rëndësinë që ka buxhetimi sensitiv gjinor në shpërndarjen e buxhetit për të gjitha gjinitë dhe grupmoshat.
Në këtë punëtori përveç përfaqësuesve të OSBE-së, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Grupi i Grave të Komunës së Vitisë, drejtori për Ekonomi Financa dhe Zhvillim Islam Jashari si dhe gra të sektorëve të ndryshme si të shëndetësisë, arsimit etj.
Gjithashtu gjatë këtij takimi pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese dhe kanë caktuar prioritetet për investimet në të ardhmen në këtë komunë konkretisht duke respektuar buxhetimin sensitiv gjinor./rajonipress/