Mobi Casa

Diskutohet për parandalimin e incidenteve të mundshme kriminale në shkollat e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Të mërkuren udhëhequr nga zëvendës drejtor Nënkolonel Shaban Azizi, në Drejtoria Rajonale në Gjilan, është mbajtur takimi me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, si dhe me gjithë drejtorët e tetë të shkollave të mesme të Gjilanit.

Qëllimi i takimit ishte “Siguria nëpër shkolla si dhe parandalimi i incidenteve të mundshme kriminale” në Komunën e Gjilanit.

Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur dhe është në zbatim e sipër të Strategjisë " Policia në Bashkësi" në nivel nacional.

Mobi Casa

Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar “Sigurisë nëpër shkolla”. Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, dhe këshillat e prindërve, do të preventojmë në parandalimin e huliganizmit, përdorimit tē narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në preventivë të rasteve “delikuente
dhe mbarëvajtjen e mësimit”, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve
kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në dy vitet e fundit është dukshëm ma i vogël. Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe
prosperues për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.