UBT

Diskutohet për menaxhim të situatave dhe mbrojtje të fëmijëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Është mbajtur sot në Viti punëtoria për themelimin e tryezës së rrumbullakët për menaxhim të rasteve, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve përmes Indikatorëve Universal të Mirëqenies, sigurisë, shëndetit, arritjes e edukimit, familjes.

Këtij mekanizimi do t`i paraprijë një marrëveshje mirëkuptimi mes komunës së Vitisë dhe “Terre des homes” përfaqësia në Kosovë, i cili bashkëpunim ka për qëllim ngritjen e nivelit të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre duke siguruar bashkëpunimin dhe koordinimin ndër institucional dhe profesionistëve përgjegjës.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu në fillim të kësaj punëtorie ka theksuar rendësin e themelimit të këtij grupi punues që do të merret me menaxhimin e rasteve. “Ne jemi mirënjohës përfaqësuesve të kësaj organizate që ka planifikuar shtrirjen e aktivitetit edhe në komunën e Vitisë dhe të jemi komuna e 14 që themelon këtë mekanizëm. Fëmijët që kanë nevoje për përkujdesje, duhet të mbështeten dhe kjo formë është adekuate që të jetë sa më afër tyre”, ka thënë Aliu.

ARKATANA

Ndërsa për aktivitetin e “Terre des homes”, foli Naim Bilalli koordinator për menaxhim e rasteve për të drejtat e fëmijëve, i cili theksoi se fokusi është fëmija dhe si tryezë ka mandatin që të merret me të drejtat e fëmijëve. “Qendra për Punë Sociale është shtylla e menaxhimit të rasteve. Kriteret e rrezikut të mesëm apo të lartë janë përcaktuar bazuar në vlerësimin e detajizuar dhe kombinuar të tri faktorëve të situatës së fëmijës, rreziqet, cenueshmëria dhe faktorët mbrojtës.

Bilalli ka folur për fushë veprimtarin që do ta ketë tryeza për menaxhimin e rasteve, duke përmendur edhe ofrimin e përkujdesjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, disa forma të mbrojtjes, bënë analiza sociale për rastet e referuara, mbrojtjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, nga dhuna në familje, rasteve të trafikimit dhe mbrojtjen e të miturve me sjellje asociale, etj.

Në punëtorin e organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatës “Terre des homes”, morën pjesë zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, drejtorisë për mirëqenie sociale, Shtëpisë së Shëndetit, Çerdhes së fëmijëve etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.