ARKATANA

Diskutohet mbi Planin dhe Buxhetin e Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Me buxhetin e vitit 2017, Kuvendi Komunal i Vitisë do të këtë një buxhet prej 103 mije euro. 91 mije 650 euro janë të planifikuara për paga dhe mëditje te këshilltareve si dhe për mëditje te komiteteve te Kuvendit Komunal. Kurse 11 mije euro për mallra dhe shërbime ku në to do të hynë informimi publik, shpenzimet e zyrës etj.

Në një organizim të përbashkët në mes të Kuvendit Komunal të Vitisë dhe të projektit DEMOS, sot në Viti, është mbajtur një punëtori ku kanë marrë pjesë shefat e grupeve të këshilltarëve dhe kryesia e Kuvendit Komunal e Vitisë.

Në këtë punëtori në veçanti është folur për planifikimin e buxhetit për Kuvendin Komunal të Vitisë për vitin në vijim.

Me buxhetin e vitit 2017, Kuvendi Komunal i Vitisë do të këtë një buxhet prej 103 mije euro. 91 mije 650 euro janë të planifikuara për paga dhe mëditje te këshilltareve si dhe për mëditje te komiteteve te Kuvendit Komunal. Kurse 11 mije euro për mallra dhe shërbime ku në to do të hynë informimi publik, shpenzimet e zyrës etj.

Uji Dea

Gjatë këtij takimi grupet e këshilltarëve u pajtuan me ndarjen e buxhetit dhe planin e punës për vitin 2017.

Naim Canhasi konsulent pranë DEMOS-it ndër tjerash ka thënë se Vitia ishte shembull për realizimin e planit të punës për këtë vit dhe se plani i paraparë i Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017 do të këtë disa ndryshime të vogla. Ky plan do të pësoj ndryshime kryesisht në diskutimin mbi raportin e audititimit.

E Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, tha se me buxhetin dhe planin e paraparë ky kuvend do të jetë në funksion të kompetencave të saj duke punuar në të mirën e qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.